Ambasadori i SHBA-së në Serbi, “Është koha për largimin e barrikadave”

Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, tha se i kupton zhgënjimet e serbëve nga Kosovë, por se është koha për t’u hequr barrikadat në veri të Kosovë.

Sipas tij, ka ardhur koha që njerëzit që i vendosën ato barrikada t’i heqin.

Mes tjerash, në një intervistë të dhënë për mediumin serb ‘Nova.rs’, diplomati amerikan shtoi se shpreson se ata do të jenë gati për t’i hequr ato barrikada sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne i kuptojmë zhgënjimet e komunitetit serb në Kosovë. E kuptoj që këto zhgënjime nuk u shfaqën deri para disa ditësh dhe se ato ekzistojnë prej kohësh. Në fund të fundit, komuniteti serb ka qenë në Kosovë me shekuj dhe ata kanë të drejtë të dinë se çfarë ka të ardhmen e tyre. Dhe pikërisht për këtë po flasim kur flasim për këtë dialog politik – të sigurohemi që komuniteti serb të jetojë në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe të ndihet mirë në shtëpitë e tyre”.

“Sa i përket barrikadave, ato janë padyshim një problem. E parë nga këndvështrimi i komunitetit serb, kjo është një protestë për shumë prej tyre. Dua të them se e kuptuam pse e bënë dhe se i dëgjuam, por mendoj se ka ardhur koha që njerëzit që i vendosën ato barrikada t’i heqin. Shpresoj se ata do të jenë gati për t’i hequr ato barrikada sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Hill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *