Tronditet Obiliqi: Të shtëna armësh janë dëgjuar në…

Termocentrali Kosova “A” në Obliq që disa herë brenda pak muajve ka qenë cak i hajnave. Përveç vjedhjeve e grabitjeve që janë kryer, punëtorët e sigurimit shpesh janë përballur me të dyshuarit e armatosur. Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.

Katër persona të maskuar të cilët ende nuk janë identifikuar nga Policia, kanë hyrë mbrëmë në brendësi të objektit, ku sipas punëtorit të sigurimit, kishin cak vjedhjen e disa kabllove elektrike.

Punëtori i sigurimit është ballafaquar me personat e dyshuar, të cilët ishin të armatosur dhe kishin drejtuar armën e zjarrit kah ai. Në vendin e ngjarjes pati edhe të shtëna me armë zjarri në ajër, të cilat kanë pasuar me ikjen e të dyshuarve.

Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të armës që dyshohet se u përdor në rast. Po ashtu kanë hasur në një punëtor të Termocentralit Kosova “A” në rroba civile i cili ishte larguar nga vendi i punës pa dijeninë e eprorëve, gjë që ngriti dyshime se ai mund të jetë në mesin e të dyshuarve.

I njëjti bashkë me dëshmitarët tjerë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim,  

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar “Vjedhje në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *