Priten stuhi të fuqishme, ja cilat zona do të preken

Edhe pse dita e sotme ka filluar me diell, gjatë orëve të pasditës priten zhvillime konvektive të vranësirave, duke gjeneruar edhe rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme.

Njëkohësisht, pritet fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me ç’rast priten edhe dëme materiale.

Temperaturat maksimale në shkallë vendi do të luhaten prej 31 deri në 34°C, shkruan meteokosova.

Pra, rreth orës 14:00 pritet të arrijnë informatat e reja dhe do të mundohemi ta përditësojmë hartën, varësisht nga ndryshimet në parametrat meteorologike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *