Tea Trifoni, Andi Artani dhe Beart Rexhepi ishin treshja më e komentuar e 2020. Për të rifreskuar memorien, ata të 3 morën pjesë në programin e dashurisë “Për’puthen”, nga i cili Bearti u shkëput shpejt.
Nga ana tjetër, Andi dhe Tea vazhduan rrugëtimin dhe dolën çift bashkë. Por pak javë më vonë u zbulua se lidhja e tyre ishte e pavërtetë dhe se në fakt Tea kishte qenë gjatë gjithë kohës e lidhur me Beartin. Historia që ngjalli shumë reagime u mbyll shumë shpejt, pasi Tea dhe Bearti ndanë rrugët.
Pas gati 2 vitesh, Tea ka folur për këtë histori në “Big Brother VIP 2”. Ajo u shpreh se gjithçka e kishte bërë për show.
“S’e bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa”– tha Tea.
Ajo u shpreh më tej se: “Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën e u mërzita unë.”
Sa i përket Beartit ajo tha se historia është mbyllur edhe zgjati vetëm tre muaj.
Pak kohë më parë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ajo nuk ka zbuluar shumë rreth partnerit, përveçse është shumë i ëmbël.
Ajo tregoi se të dashurin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.
Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.
Tea Trifoni është lidhur edhe me Enkelo Hoxha. Nuk dihet nëse Hoxha është personi që Tea e ka mbajtur sekret apo dikush tjetër.
Çifti dukej se ishin mjaft të dhënë pas njëri tjetrit e madje i dashuri e surprizoi Tean në nisjen e emisionit të saj me një buqetë me lule.
Por çifti nuk mund t’i shpëtojë vëzhgimit të fansave dhe së fundmi vihet re se nuk ndiqen më në Instagram, detaj ky që ka paralajmëruar jo rrallë herë ndarjen e çifteve më të famshëm të showbizit.
“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje.