Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje, duke filluar nga ora 10:00.
Në mesin e 36 pikave të rendit të ditës, është edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes me Brianinë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.
Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16’të e rendit të ditës.
Poashtu do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.