Kejvina Kthella, ka treguar shumëçka për jetën e saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo gjithashtu tregoj se ka qenë e arratisur dhe se ishte e kërkuar nga policia, për shkak se kishte shkaktuar një aksident.
Kejvina tha se i kishte rënë një makine, pasagjerët e të cilës ishin nisur për në spital.
Në vend të shpagimit me një shumë prej 200 euro-sh, kishte vendosur që të largohej për në Vlorë, pa e ditur që ishte e shpallur në kërkim.
“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më kap ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë”, tha ajo.
“Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Policia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu”.