Pas shumë incidenteve të vazhdueshme në mes dy shteteve asaj të Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga dita e sotme ushtrisë dhe policisë serbe i dha urdhërin ‘gjendje gadishmërie’.
Nga ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës, Aleksandar Vuçiq i jepi urdhërin ushtrisë së tij për ‘gadishmërinë më të madhe të luftës’.
Në anën tjetër ministri i Mbrojtjës Vuçeviç tha se, “duhet të kemi frikën për tu shqetësuar, sepse Kosova është duke vepruar e vetme në veriun e saj”.
Kur tanimë jemi mëshumë se 17 ditë që kur janë vendosur barrikadat nga pala serbe në veri të vendit.
Rreth këtyre ditëve kanë ndodhur sulme edhe ndaj KFOR-it nga serb të maskuar dhe të armatosur, gjithashtu këto sulme u shfaqen edhe ndaj gazetarve kosovar.
Kurse sot më 27 Dhjetor barrikadat në veri veçse janë shtuar edhe më shumë, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Albin Kurti i cili shtoi se “Nëse KFOR-i s’i heq barrikadat, i heqim ne“.
“Por e di se kjo s’mund të zgjasë shumë. Do të kemi një takim me KFOR-in për të sqaruar gjithçka. Dhe nëse KFOR-i s’është në gjendje t’i heqë barrikadat, ose për arsye të panjohura për mua, nuk do t’i heqë, atëherë ne do ta bëjmë këtë”, ka thënë ai./GazetaNeutral