Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Mirushë të Malishevës, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.
Gazeta Neutral raportoi se bëhet fjalë për Edison Thaqin, 22-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes, shkruan gazeta Neutral.
Për vdekjen e të ndjerit kanë raportuar edhe familjarë e miq, duke shkruar postime prekëse për humbjen e jetës së tij.