LAJMI I FUNDIT/ Arben Vitia emërohet ministër i Shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Vitia që ishte ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti I por edhe në këtë qeveri.

Vitia u largua nga posti i ministrit, pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës.

Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompanie laboratorike në vend.

Po bëhen rreth tre muaj prej kur Kosova është pa ministër të Shëndetësisë për çka edhe është kritikuar vazhdimisht pas skandaleve që ndodheshin në spitalet e Kosovës.

Ministri i fundit i Shëndetësisë ka qenë Rifat Latifi, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *