Einxhel dhe Dj Dagz thyejnë heshtjen pasi u bënë prindër, zbulojnë emrin e veçantë të vogëlushit

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë.

Pak ditë më parë moderatorja solli në jetë djalin e tyre, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Trev. Einxhel së fundmi ka postuar një video, ku çifti shihet duke mbajtur duart e bebes së tyre.

“Kur dashuria merr formën e një jete të re…Faleminderit Zot!”, shkruan moderatorja në postimin e saj në Instagram.

Kujtojmë që çifti është njohur brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku edhe krijuan lidhjen e tyre të dashurisë, që tashmë e kanë plotësuar edhe me një fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *