Në njërin nga repartet e flotacionit të Trepçës ka pasur një zjarr.
Rasti, sipas policisë, ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:30.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Policia bën të ditur se nuk dihet ende vlera e dëmit nga ky zjarr.
Rasti është duke u hetuar.