Sveçla reagon për pretendimet e sulmit në Zubin Potok

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas pretendimeve të mbrëmshme se kinse ka pasur të shtëna mes policisë dhe masës, në Zubin Potok.

Ai i ka quajtur këto “lojëra” të Vuçiqit, duke thënë se kur e kuptoi ky i fundit se bandat kriminale të tij sulmuan KFOR-in, don t’i mohojë të gjitha sulmet.

“Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës” tha Sveçla.

Ai paralajmëroi qytetarët që të mos bien pre e propagandës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe organet e rendit.

Ky është reagimi i plotë i Sveçlës:

Lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Fillimisht  deklaruan se  në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale.

Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura  nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës. 

Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet.

Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *