Putin bën deklaratën e papritur: Jemi gati t’i japim fund luftës por Ukraina nuk pranon të negociojë

Vladimir Putin ka këmbëngulur se Moska është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës – por akuzoi Ukrainën dhe Perëndimin për “refuzim” për kompromis. 

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata – nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë, ata janë,” tha presidenti rus për televizionin shtetëror.

Komentet e tij nuk kanë gjasa të përfaqësojnë një lëvizje reale përpara, pasi duket se Rusia nuk është ende e gatshme të tërheqë trupat e saj nga Ukraina – diçka që Kievi ka thënë se është një parakusht për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve. 

Putin vazhdoi: “Unë besoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, ne po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë.”

Moska ka këmbëngulur se i ashtuquajturi “operacion i saj special ushtarak” synon të mbrojë njerëzit që flasin rusisht në Ukrainë. 

Megjithatë, Ukraina dhe Perëndimi thonë se qëllimi i pushtimit ishte të merrte kontrollin e vendit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *