E konfirmon KFOR-i: Afër patrullës sonë ka pasur të shtëna

KFOR-i ka dhënë detaje lidhur me sulmin në veri ndaj një patrulle të tij.

Në një përgjigje KFOR-iu ka thënë se afër një patrulle të tij ka pasur të shtëna.

Tutje ka konfirmuar se nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Kohën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *