Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas publikimit të videos ku largohet dhunshëm e mitura nga një kamarier në një lokal ku po qëndronte edhe ministri Faton Peci.
Ai thotë se kjo ngjarje se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsyje është shqetësuese dhe e papranueshme.
“Ngjarja e fundit e cila na shqetësoj të gjithë, ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsyje është shqetësuese dhe e papranueshme.
Unë, angazhohem çdo dit që të luftohet dhe raportohet racizmi, sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tonë”, shkruan ai.