“Një kosovare në Eurovision” – mediat serbe thonë se është provokim i Shqipërisë

Media serbe “Alo” nuk e ka kapërdirë faktin që Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga një kosovare dhe edhe pse kjo nuk është hera e parë që ndodh, kjo medie e njohur për gjuhën radikale antishqiptare, e ka quajtur skandal përzgjedhjen Albina Kelmendit.

Sipas tyre, është e dënueshme dhe e papranueshme që Shqipërinë do ta përfaqësojë një kosovare në kompeticionin ndërkombëtar të këngës në Euurovision Song Contest.

“Alo” shkruan se është skandal sepse Shqipëria po shkel rregullat e Eurovizionit dhe ka krijuar një skandal që, sipas saj, tmerron publikun, përcjell tch.

Media serbe cilëson provokim faktin që në votim përveç banorëve të Shqipërisë kanë marrë pjesë edhe banorë nga Kosova.

Në të njëjtin artikull i mëshohet me doza urrejtjeje bindjes se janë shkelur rregullat e Eurovizionit nga ana e Shqipërisë. Por, në asnjë rresht të lajmit nuk thuhet se cili rregull është shkelur dhe as përmendet fakti që këngëtarë shqiptarë kanë përfaqësuar italinë, apo këngëtarë italiane që kanë përfaqësuar San Marinon.

Rregulli i paqenë, ndoshta ndodhet vetëm në fantazinë e medias serbe, që këta precedentë nga e shkuara nuk i citon, por riciklon shkrime, që në përmbajtje janë të njëjtat me ato që qarkulluan pasi Rona Nishliu përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën Suus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *