Dea Mishel është konkurrentja e radhës që është bërë pjesë e Big Brother Albania VIP 2. Blogerja është bërë e njohur përmes rrjeteve sociale, teksa u prezantua plot klas në klipin e saj.
“Jam këtu vetëm sepse jam e bukur”, tha Dea Mishel që ka studiuar për Arkitekturë. Ajo shtoi më tej se loja e preferuar është ajo me zemrat e njerëzve.
Dea Mishel u bë pjesë e shtëpisë duke qenë e izoluar në dhomën e grimit. E gjitha kjo një lojë nga produksioni, që i shpjegoi lojën asaj. Blogerja kërkoi një djalë të ri dhe shkathët për ta nxjerrë, teksa Amos Zaharia mori përsipër përgjegjësinë. Në rast se do dështonte për 60 sekonda, Dea Mishel duhet të qëndronte e mbyllur.
Amos Zaharia nuk arriti pasi mbeti një dryn pa u hapur, ndërsa Dea Mishel tashmë i duhet të qëndrojë aty gjithë natën.