Kosovari gjendet i vdekur në ballkonin e shtëpisë, Policia e quan vdekje të dyshimtë

Një burrë në Istog është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij.

Në raportin policor bëhet e ditur se njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Derisa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti nga ana e policisë po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *