Molliqaj: Krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, tha se krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë.

Molliqaj ka thënë se duhet bashkuar për të mbrojtur luftën e UÇK-së. Sipas tij, duhet të ndërrohet juridiksioni i Gjykatës Speciale.

“Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”.

 “Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”.

“Me votën e tyre është krijuar një monstrum. Ftesa jonë është e qartë. Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-në”.

“Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Është moment urgjence, duhet të veprojmë tash”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *