Dje janë arrestuar 11 persona që dyshohen për dallavere me subvencione nga një aksion që ndërmorri Policia e Kosovës.
Në mesin e të arrestuarve janë tre zyrtarë, raporton Sinjali.
Zyrtarët që u prangosën pasi dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’, janë Liridon Fandaj – asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Suharekës, Arton Elezi – zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Viti dhe Bekim Bruqi – zyrtar në Institutin e Bujqësisë në Pejë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, me aktvendim nga prokurori, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendkata.