Juventusi në shitje

Problemet e fundit financiare dhe hetimet e nisura për mashtrime me pagat e lojtarëve gjatë kohës së pandemisë e kanë bërë shumë të pa qartë të ardhmen e gjigantit italian, Juventusit.

Sipas gazetarit italian Massimo Brambati, Exor dhe Agnelli do të ishin të gatshëm të dëgjonin oferta për Juventusin sezonin e ardhshëm.

Klubi italian ka pësuar humbje të mëdha dhe për këtë arsye kompania mund të jetë e përgatitur të shesë “Zonjën e Vjetër”, përcjellë KosovaPress.

Me situatën financiare të klubit duke u përkeqësuar vazhdimisht, duket se Exor dhe familja Agnelli do të dorëzojnë pronësinë në fund të sezonit.

“Kam pasur gjithashtu lajmin se pronësia aktuale mund ta shesë Juventusin. Është aseti i vetëm me humbje i Exor-it. Dhe unë e kisha këtë lajm si të tjerët, të një shitjeje në një fond të Katarit apo amerikan, që mund të materializohej në verën e 2023-shit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *