Ish-komandanti i UÇK-së: Hekuran Murati mos ha shumë m**…

Bedri Azemi, ish-Komandant në Zonën Operative të Llapit, i njohur me nofkën ‘Mergimi’, ka reaguar pas deklaratave të Hekuran Muratit në vitin 2016, ku kishte thënë se “Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, sepse veteranët po na kushtojnë shumë”.

Ish-Komandant Mergimi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar ministrit Murati të mos e përziej UÇK-në dhe guerilen me mercenarë, përcjell Periskopi.

“Hekuran, unë e kam votue VV-në, po publikisht po të them, gjithmonë nëse kjo është e vërtetë, mos ha shumë m** me përzie UÇK-në dhe guerilen me merecenarë”, ka shkruar Azemi.

Bedri Azemi, në vitin 2019 i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosjes, ku Kurti kishte dedikuar edhe një shkrim ‘mirëseardhjeje’ për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *