Imami i njohur nga Obiliqi, Behar Mjekiqi është denoncuar të mërkurën për dhunë në familje.
Në lidhje me këtë ka reaguar analistja dhe feministja, Zana Avdiu.
Avdiu përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Imami nuk e ka rrahur gruan, por të dashurën e tij.
“Nuk e paska rrehe gruan, po dashnoren, qe ia ka cu edhe ne shpi gruas e familjes”, shkruan Avdiu.
Tutje, ajo ka pyetur nëse do të këtë reagim nga shoqëria siç do të kishte për gratë.
“Ps, a do te kete reagim te shoqnise per hoxhen, si per vajzen nga Librazhdi. A e ka shkele nderin ky a jo”, pyet ajo.