Elsa e Capital T rikthyen këngën, kompozitori i “Pyes lotin”: Mos ma bëni pis, variant i shëmtuar

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e tretë e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar, ku këngëtarët konkurentë kënduan me një artist shoqërues. Të njëjtën gjë bëri edhe këngëtarja e njohur, Elsa Lila, e cila riktheu këngën e saj “Pyes lotin”, këtë herë në bashkëpunim me reperin Capital T.

Ndonëse kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku dhe mori pafund duartrokitje, duket se kompozitori i saj, Valentin Veizi ka reaguar i indinjuar.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kërkuar RTSH ta heqë nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”. Ndër të tjera, Veizi ka bërë thirrje që të mos ja bëjnë pis këngën.

Postimi i plotë:

MOS MA BENI PIS KENGEN!

Sot kam marre shume mesazhe e telefonata nga shoke e miq, dashamires e simpatizante te muzikes sime te indinjuar ne lidhje te nje varianti te kenges “Pyes Lotin” qe eshte kenduar nga Elsa Lila edhe Capital T ne naten e trete Festivali 61 i RTSHse, duke qene se skam patur mundesi te ndjek festivalin e kerkoj edhe e degjoj ne YouTube kengen, me ben pershtypje (indinjuan) dy gjera: e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bej “pis” kengen time, mire qe nuk kane aftesine profesionale per te “rifreskuar” apo te sjellin ndryshe nje kenge, por keta nuk kane as edukaten edhe as respektin te pakten te kontaktojne per te marre lejen e autorit.

Se dyti: Ti (kushdo) mund te rikendosh nje kenge, por nuk ke asnje te drejte te ndryshosh e te denigrosh kengen pa lejen e autorit, (kompozitorit). Me lini tja u them troc edhe njehere Liles edhe Capitalit, modeli i kenges qe ju sollet eshte modeli se si mund te denigrosh, shperfytyrosh nje kenge aq te bukur si kenga “Pyes Lotin” , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi kete variant te shemtuar!/abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *