Ky është prokurori që e la të lirë hoxhë Behar Mjekiqin

Imami nga Obiliqi, Behar Mjekiqi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij E.J. Pasditen e së martës ai dyshohet se në mënyrë të dhunshme e ka larguar të njëjtën nga shtëpia.

Viktima E.J e ka denoncuar imamin në polici, policia përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit nga policia siç mëson Insajderi imami është lënë i lirë nga prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Musa Mehaj. 

Ushtruesit të dhunës, hoxhës Behar Mjekiqi nuk iu është caktuar as masa e ndalimit prej 48 orësh.

Çka thonë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë? 

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj për Insjadeirn ka dhënë detaje për rastin. 

Ulaj ka thënë se viktimës iu është ofruar ndihma e nevojshme porse e njëjta ka refuzuar të dërgohet në strehimore. 

Viktima E.J sipas zëdhënëses ka kërkuar të kthehet në shtëpinë e saj. 

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me të marrë informatën, prokurori kujdestar me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i ka analizuar dhe trajtuar të gjitha informatat dhe të gjeturat fillestare të këtij rasti. Viktimës i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme, po ashtu, e njëjta është pyetur nëse dëshiron të shkojë në Strehimore, mirëpo ka refuzuar dhe është shprehur se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj”, deklaroi ajo. 

Ndërkohë ka konfirmuar se rasti është iniciuar si “dhunë në familje”. 

“Ndërkaq, prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të hapet (iniciohet) për dhunë në familje dhe të trajtohet tutje konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, deklaroi Ulaj për Insajderin. 

Deklarata e policisë

“Obiliq 20.12.2022 – 18:30. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

/GazetaInsajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *