Një numër i madh i serbëve janë grumbulluar në Rudar ku pas pak pritet të fillojë protesta e thirrur atje.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara përmes barrikadave që janë vendosur nga serbët lokal atje.
Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve.