Cilësia e ajrit mbetet sfidë për shumë kryeqendra në botë, përfshirë edhe disa në Ballkan. Ndryshimi i motit dhe ulja e temperaturave prej kohësh ndikon që disa qytete në rajon të kenë ajër të ndotur i cili kategorizohet si jo i shëndetshëm.
Të tillë janë Sarajeva, Beogradi dhe Prishtina. Nga gjashtë kategoritë e IQair, për llojin e cilësisë së ajrit qytetet në fjalë sipas raportit të sotshëm renditen në kategorinë e tretë të qyteteve me ajër “jo të shëndetshëm”.
Prej qyteteve evropiane në këtë kategori përfshihet vetëm Amsterdami.
Ajri i ndotur kryesisht u pengon të prekurve nga sëmundjet kronike. Në rrethana të tilla rekomandimet e autoriteteve shëndetësore janë që lëvizja jashtë shtëpisë të reduktohet në maksimum.