Mbrëmë rreth orës 22:30, policia ka pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Simon Shiroka” në Prishrinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Policia ka bërë të ditur se në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
Katër nga personat e përfshirë në rrahje, pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.