Arbnor Muja asiston e shënon në Belgjikë me Antwerp

Ish-futbollisti i Dritës, Arbnor Muja, që kaloi te Antwerpi gjatë kësaj vere ka nisur të japë frytet e para në futbollin belg.

Mbrëmë, Muja ka shënuar dhe ka asistuar në fitoren e ekipit të tij ndaj Standardit në Kupë të Belgjikës.

Për të bërë edhe më të madhe rëndësinë e tij në lojë, Muja hyri në ndeshje si zëvendësues (pas lëndimit të një bashkëlojtari të tij, minuta 10) dhe së pari asistoi në minutën e 55 të ndeshjes për të shënuar pastaj në minutën e 59.

Përndryshe Antwerp, që drejtohet nga ish-lojtari i Barcelonës e Milanit Marc van Bommel, fitoi ndeshjen ndaj Standardit 4-0.

Kujtojmë te Antwerp luan edhe futbollisti i ri nga Kosova, Laurit Krasniqi (21-vj.).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *