Policia nis hetimet për rrëmbimet e qytetarëve serbë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës, ka dalur me një komunikatë për media lidhur me rrëmbimet e qytetarëve serb në veri të Republikës së Kosovës.

Për këtë çështje policia deklaron se i trajton me seriozitet dhe se janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore.

“Rrëmbimet e qytetarëve serb në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës i trajton me seriozitet Kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ka krijuar rrethana të domosdoshme në ngritjen e kapaciteteve policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale. Në funksion të kësaj përveç angazhimeve aktive, janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore.”, njofton policia.

PK, njofton se është duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e raportimeve për rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serb.

“Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serb nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, janë duke trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre.”, theksohet në komunikatë.

Tutje, policia falënderon qytetaret për bashkëpunimin e vazhdueshëm ofrimin e informatave të rëndësishme për adresimin efikas të këtyre veprimeve kriminale që si tendencë kanë krijimin e panikut dhe frikës tek qytetarët e vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *