Bërnabiq i reagon ambasadorit gjerman në Kosovë: As “babadimri” s’mund të kalojë mbi barrikada

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka thënë se në barrikadat në veri nuk mund të kalojë “as babadimri”.

Ajo përmes rrjetit social Twitter, kërkoi llogari nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se të tilla deklarata janë kërcënim për njerëzit.

Së pari, ajo shfaqi skepticizmin e saj ironik, nëse barrikadat duhet të largohen para Krishtlindjeve apo Pashkëve, si kundërpërgjigje ndaj diplomatit që ftoi ata që i vendosën barrikadat t’i heqin sa më shpejt, bile edhe para Krishtlindjeve.

“Barrikadat do ta pengojnë babadimrin të vijë në Kosovë”, tha ajo

“Deklarata vërtet skandaloze nga ambasadorët në kaq shumë nivele. Së pari, ju sot deklaruat se barrikadat duhet të hiqen dhe madje guxoni të jepni afate (deri në Krishtlindje). “Ambasador, sqaroni: Krishtlindjet tuaja apo tona? Vetëm për ta ditur”, shkroi Bërnabiq.


Rreth kësaj çështjeje foli edhe Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit, deklaroi se që nga momenti i dërgimit të kërkesës për kthimin e trupave serbë në Kosovë, filluan përgjigjet e politikanëve, sipas kreut serb, nga ata gjermanë.

Në ditët e fundit, që nga kërkesa për kthimin e ushtrisë sonë në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe marrëdhëniet e partneritetit që kemi me NATO-n dhe pa dëshirën për konflikt, në vend që të marrim një përgjigje nga KFOR-i, filluam të marrim deklarata politikanë, kryesisht nga Gjermania. Nga Baerbock (ministrja e jashtme gjermane), përmes ambasadorit të plotfuqishëm në Prishtinë, i cili ndërhyn në çdo gjë, e deri te ambasadori gjerman në Beograd”, tha Vuçiq për TV Pink.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Ato janë të paligjshme dhe duhet të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga ata që i kanë vendosur. KFOR-i është aty dhe ai ofron një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë. Kështu që jam optimist që do të realizohet shpresoj sa më parë që të mundet, sepse e fundit që na duhet është një përshkallëzim i mëtejmë i situatës. Qeveria e Kosovës e ka depërshkallëzuar situatën. Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund të lëvizni aq. Ka njerëz në veri dhe do të nënvizoja që ata po vuajnë më së shumti dhe janë bërë një top goditjeje nga politika. Kështu që, tash sidomos, meqë po vijnë Krishtlindjet, këto barrikada duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur” ka deklaruar Rohde në KTV.

Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *