“Grupi ushtarak rus ‘Wagner’ mund të ketë hyrë brenda Kosovës, cenon sigurinë në Veri”

Grupi ushtarak “Wagner” po vlerësohet se tashmë mund të ketë hyrë brenda territorit të Kosovës. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ky grup ushtarak rus, cenon sigurinë në veriun e Kosovës. Gjatë javës së kaluar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se në protestën e organizuar  nga serbët në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, mund të ketë pasur edhe grupe kriminale.

Në mesin e këtyre personave që protestuan të dielën në afërsi të Jarinjes, ka persona të cilët u përkasin grupeve kriminale.

Mes tyre, dyshohet të kenë qenë edhe anëtarë të “Wagner”, një grup ushtarak rus të cilët funksionojnë si mercenarë.

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi, tregon për rrezikshmërinë që mund t’i sjellë ky grup.

“Përbëhen nga ish-agjentë të shërbimeve sekrete ruse të cilët kanë një përvojë në këto aktivitete dhe të cilët potencialisht mund të shkaktojnë probleme përmes koordinemeve të tyre agjenturore por edhe terroriste”, ka theksuar Fadil Kajtazi – ekspert i sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *