Disa ditë pasi kryeministri Kurti ka dorëzuar kërkesën zyrtare të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sot ka reaguar në rrjetin social duke kujtuar se, Kosova do të bëhet anëtare kuptimplote në Bashkimin Evropian, Serbia nuk do të mund të na pengojë.
“Kosova do të bëhet anëtare kuptimplote në Bashkimin Evropian; Serbia nuk do të mund të na pengojë. Asnjëherë”, ka shkruar Kurti.
Duke shtuar se javën që shkojë është dorëzuar kërkesa zyrtare për anëtarësim në BE, ndërkaq sot, ambasadorët e shteteve anëtare në COREPER II kanë miratuar tekstin konsensual për vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën.
“Javën që shkoi, dorëzova kërkesën zyrtare të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa sot, ambasadorët e shteteve anëtare në COREPER II miratuan tekstin konsensual për vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën”, ka shtuar Kurti.