Mjekët e Spitalit Amerikan 3 bëjnë “mrekullinë”, kryhet me sukses operacioni i ish-ushtarit të UÇK

Mjekët e Spitalit Amerikan 3 kanë arritur të realizojnë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në zemrën e një ish luftëtari të UÇK-së.

63-vjeçari Dalip Hoxha nga Kosova, i cili kishte probleme me zemrën kërkoi nndihmë në Spitalin Amerikan 3.

Ajo që e bënte të vështirtë këtë ndërhyrje ishte se pacienti kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese si diabeti, hiperlipidemia dhe obeziteti morbid.
Pas ekzaminimeve të hollësishme te kryera nga kardiologët e Spitalit Amerikan u arrit në konkluzionin se 63-vjeçari kishte nevojë urgjente për një operacion në zemër. Ndërhyrja delikate u krye nga ekipi i drejtuar nga kirurgu kardio-vaskular Dr. Artan Jahollari, duke realizuar një Bypass koronar të trefishtë me grafte arteriale (enë gjaku të marra nga brenda kafazit të kraharorit që implantohen mbi arteriet koronare të ngushtuara ose bllokuara).

Për t’i dhënë besim, shumë i rëndësishëm në këto raste, doktor Artani i shpjegoi pacientit se ndërhyrja do të realizohej me teknikën “Off-pump”. Ky lloj operacioni është sfidues, sepse kryhet ndërsa zemra dhe mushkëritë vazhdojnë të punojnë dhe jo çdo pacient është i përshtatshëm. Avantazhet e kësaj ndërhyrje janë sidomos në rastet me rrezikshmëri të lartë. Kjo ndikon në uljen e komplikacioneve në organet e tjera (mushkëri, veshka, mëlçi, tru, gjakderdhje, infeksion etj) si dhe përshpejton shërimin e plagës si dhe riaftësimin.

Operacioni përfundoi me sukses dhe tashmë kur ka kaluar rreth një muaj nga ndërhyrja, pas vizitës së kontrollit Dr.Jahollari konstatoi se ish-luftëtari i UÇK-së është riaftësuar plotësisht dhe është i gatshëm t’i kthehet jetës normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *