Këngëtari i njohur amerikan Robert Sylvester Kelly është dënuar me 30 vite burg për shkak të krimeve seksuale dhe trafikimit me qenie njerëzore.
Shtatorin e kaluar janë ngritur 9 aktakuza ndaj tij dhe që atëherë Kelly e dinte se do dënohej, raporton gazeta Neutral.
Dëshmitë e bashkëpunëtorëve të tij ishin të atilla sa që nuk e nxirrnin këngëtarin abuzues, por kishte edhe dëshmitarë të tjerë që e vërtetonin këtë, ani pse Kelly nuk doli asnjëherë me një qëndrim.
Përndryshe Kelly njihet si këngëtari i hitit “Dilemma” në bashkëpunim me Nelly.