Osmani në takim me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sonte komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Pas përfundimit të këtij takimi, nga Presidenca e Kosovës është theksuar tema për të cilën është diskutuar.

Nga Presidenca u tha se Osmani me komandantin e KFOR-it diskutuan për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *