Ngjarje e rëndë në Zvicër, një kosovar vret një 28-vjeçar me origjinë nga Kosova

Një burrë u godit me thikë për vdekje në Bière në kantonin Vaud të dielën.

Viktima ishte një 28-vjeçar me origjinë kosovare, autori i dyshuar një shtetas kosovar 55-vjeçar.

28-vjeçari u gjet i pajetë në rrugë dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku.

Të dielën në mbrëmje rreth orës 18:00, policia e Vaud gjeti një burrë të pajetë në rrugë në Bière. Sipas telefonuesit që ka njoftuar policinë, viktima kishte humbur shumë gjak, shkruajnë mediet zvicerane, transmeton Indeksonline.

Shtetasi 28-vjeçar kosovar, i cili nuk kishte vendbanim të njohur në Zvicër, vdiq në vend të ngjarjes si pasojë e një plage me thikë në zonën e gjoksit.

Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *