Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë, njëri po me origjinë shqiptare, janë plagosur mbrëmjen e sotme sipas mediave helene.
Sipas informacioneve të para, një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë.
Siç shihet në video autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi. Ai u afrua në tavolinë dhe hapi zjarr ndaj tyre. Më pas u largua me shpejtësi.
Ende nuk dihen identitetet e viktimës dhe të plagosurve.