Ngjarje e rëndë te Hib Petrol në Ferizaj: Theren me thikë dy të rinj

Përleshjet mes të rinjve ku përpos grushteve përdoren edhe mjetet tjera të forta e të mprehta, janë bërë të shpeshta në vendin tonë. Ka shumë raste kur kanë përfunduar edhe tragjikisht, duke u shndërruar kështu në një dukuri shqetësuese, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot te Hib Petrol në Bibaj të Ferizajt, ky dy të rinj janë rrahur keq nga dy persona, të cilët janë shpallur tashmë në kërkim nga Policia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj kanë bërë të ditur se dy 20-vjeçarë janë sulmuar me thika, për çka kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë posa Policia është njoftuar për rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk kanë arritur t’i kapin dy të dyshuarit, të cilët janë identifikuar.

Teksa kërkimet për kapjen e tyre kanë nisur, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohen të dyshuarit.

Lajmin për Gazetën Sinjali është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë në Ferizaj Kanun Veseli i cili tregoi se dy nga të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt, ndërsa dy personat e tjerë ende janë në kërkim të policisë.

“Sot reth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt, tek pika e karburantut” Hib Petroll” ishte një përleshje në mes 4 personave. Policët e rendit e më pas edhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet. Nga kjo përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilēt për ndihmë mjekësore janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *