Shkëlqim Balili është gjinekologu shqiptar i cili ka bërë bujë në media për shkak të deklaratave që jep.
Gjatë një emisioni televiziv ditën e sotme gjinekologu u ndal sërish te konsumimi i lëngut spermatik.
“Ajo është spermatozoid, lëng seminal të spermës dhe është esencialisht proteinë, masë proteinike. Nuk helmohet”.
Më tej gjinekologu u ndal edhe te marrëdhëniet e minorenëve që sipas tij kanë shumë perversion pasi mund të rrezikojnë jetën me kancer, për shkak të viruseve që mbarten në organet gjenitale ende të paformuara.
“Seksi bazohet në sistemin riprodhues dhe është vazhdimi i jetës. Marrëdhëniet e parakohshme, është alarmante. Do të thotë që organet gjenitale janë të paformuar. Një risk deri në kancer. Maturiteti fillon 18-19 vjeç. Çdo seks që është në pubertet është perversion, anti shëndetësor, mbart me vete viruse, mikrobe, infeksione, psikologjinë e rëndë, shtatzëninë e padëshiruar. Unë marrëdhëniet seksuale anale i quaj perversion. Dhe seksin oral e quaj perversion. Unë quaj sekse marrëdhëniet vaginale, për kënaqësitë seksuale dhe riprodhimin. Për këtë, meshkujt në Shqipëri duhet të jenë atraumatik, të sjellshëm, ta krijojnë seksin biologjik me intimitet, jo mekanik”.
Mjeku nuk harroi të përmendte edhe rritjen alarmante të rasteve të kancerit që sipas tij janë shkak e seksit oral.
“Unë kam parë një rast që nuk e harroj dot, një grua 34 vjeçe. Një kancer i gjendrës parotis, të pështymës nga seksi oral. Prezenca e virusit nuk pyet për gjë, të infekton dhe po qe ky tip, je i destinuar për kancer”