Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar një video të ushtrisë dhe thotë se Kosova ka kapacitete ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror.
Ai thotë se po vazhdojnë me zhvillimin dhe avancimin e forcave ushtarake sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.
Postimi i plotë:
Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.
Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA.
Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!
Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA.Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!Posted by Armend Mehajon Sunday, December 18, 2022