Stresi bën deklaratën e fortë për ndihmat e tërmetit tragjik: U vodhën…

Stresi është një ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë së BBV Kosova. Së fundmi, ai ka folur për tërmetin tragjik të vitit 2019.

Mirëpo, ai ka thënë se ndihmat që i janë dërguar shtetit, janë vjedhur.

“Jam sot e kësaj dite i ftohur, ja për popullin tim ja kurrë. E dini përse kam qenë aktiv, sepse më kanë bërë Diaspora se krejt ndihmat që i kanë dërguar në shtet, i kanë vjedhur”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai u ndal edhe tek ndihmat që shpërndau së bashku me këngëtaren Morena Taraku.

“Për mua çmimin e parë e ka marrë Austria. Shqiptarët e Austrisë kanë marrë tre autobusa dhe më kanë dhënë ndihmat mua në magazinë. Jemi bërë staf 90 veta, që as shteti nuk e ka pasur këtë staf. Kam marrë ndihma nga Turqia, ka ardhur edhe Morena kemi qenë me telefona 24/7. Mua më zgjat tre javë e gjysmë”, tha ai.

“Kemi qenë probleme për shumë shoqata të tjera. Kemi ndenjur tre javë, kanë qenë mbi 20 vajza që kanë punuar, 30 meshkuj, 10 shofera dhe vinin telefonatat. Kjo është bamirësia dhe kjo bamirësi nuk të varfëron”, vijoi më tej reperi i njohur, Stresi.

Kujtojmë se deklaratat e Stresit kanë marrë një vëmendje të madhe që prej fillimit të Big Brother VIP Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *