Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret shqiptare e cila mban një numër të lartë koncertesh si brenda por edhe jashtë vendit.
Jo rrallë herë asaj i kanë ndodhur incidente në koncerte, shkruan gazeta Neutral.
Mirëpo së fundmi, Xhensilës i ndodhi diçka e pazakontë. Ajo përderisa ishte duke përformuar në një koncert, u shokua nga veprimi i një fansi të saj.
Fansi e kapi në pjesën e qafës këngëtaren dhe tentoi ta puthë.
Xhensila reagoi shpejt duke ia hequr dorën fansit dhe mbeti e habitur.
“Kadal, kadal”, ia ktheu ajo.