Andi: Kurrë në jetë libër nuk kam lexuar, para gjashtë muajve ia kam filluar…

Xhudisti Andi Artani, është një nga banorët e shumë diskutuar të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Së fundmi, në një bisedë mes banorëve, blogeri ka treguar një detaj interesant që lidhet me jetën e tij.

I njëjti potencoi se përgjatë gjithë jetës nuk kishte lexuar kurrë as edhe një libër të vetëm, nga fillimi e deri në fund.

Andi tha se vetëm para gjashtë muajve ka filluar të lexojë një të tillë, duke e “mashtruar” veten që pas çdo kapitulli të lexuar, do t’i jepte vetes një shpërblim.

Kjo mënyrë e tij për të krijuar shprehinë e leximit, u lavdua nga banorët e tjerë si një rrugë e mirë për shëndetin e tij mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *