Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka thënë se raporti i autopsisë të së ndjerës ka qenë i tmerrshëm.
Rexhepi ka thënë se kjo ka qenë vrasja më e tmerrshme që ka ndodh në Kosovë, që nga periudha e pasluftës.
“Raporti i autopsisë është i tmerrshëm. Unë si përfaqësues i familjes konsideroj që vrasje më të rëndë në periudhën e pasluftës në Kosovë nuk ka pasur, është vrasja më e tmerrshme që ka mujt me ekzistu”. tha Rexhepi në Frontal në T7.
Tutje ai tha se vrasja e të ndjerës ka qenë e ngadalshme, duke i bërë dhunë sistematike.
“Cdo vrasje është e keqe, mirëpo vrasjet zakonisht me plumb janë vrasje të shpejta,. Këtu kemi të bëjmë me një vrasje të ngadalshme e të dhunshme.
E ndjera ka pasë një dhunë në mënyrë sistematike dhe në procedurë të ngadalshme. Unë jam tmerruar kur e kam pa raportin e autopsisë. Është një vrasje shumë e rëndë”, tha Rexhepi.
“Te trupi i të ndjerës iu kanë gjet disa analgjetikë që përdoren zakonisht te personat që kanë dhimbje të mëdha. Atë e kanë shti me përdor për mos me i ndi dhimbjet”, tha Rexhepi, duke shtuar se kësi rasti nuk ka parë asnjëherë në jetën e tij.