Aktorja Arta Selimi është një prej konkurrenteve të Big Brother VIP Kosova.
Ajo shpesh është përfshirë në debate me banorët e tjerë, dhe në një të tillë së fundmi u shpreh se ndihet edhe si vajzë, por edhe si djalë kur janë në pyetje debatet me të tjerët.
Unë ndihem që jam edhe çikë edhe djalë, kur të përballem jam djalë, jam çikë sepse e kam gjininë e tillë, jam shumë mirë edhe rehat me vetën, nuk më ofendon çdo kush sepse e di vetën, nuk ofendohem prej fjalëve, edhe me Bekën foli edhe qeshi edhe kuptohem shumë mirë, këtu nuk mund të ndodh asgjë tjetër përveç konfrontimeve sepse jemi në katër mure edhe duhet të ndodhin gjëra të tilla, përmes tyre e shohim se kush se si e ka temperamentin”, është shprehur Arta.