Siria i ka dal në krah Rusisë kundër Ukrainës.
Shteti i Sirisë ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e territoreve të kontrolluara nga Rusia, Luhanskin dhe Donetskin, që faktikisht janë pjesë e Ukrainës Lindore, por që janë pushtuar nga shteti rusi, shkruan Neutral.al.
Rikujtojmë se presidenca siriane kishte pohuar synimin e saj për të bashkëpunuar me dy republikat e vetëshpallura në shkurt, dhe vendimi u konfirmua ditën e sotme nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim të ministrisë së jashtme.
Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut u formuan në prill 2014.
Siria bëhet vendi i dytë, pas Rusisë, që njeh këto dy shtete të vetëshpallura./Neutral.al/