14 dhjetori është datë speciale për Taynën.
Reperja e njohur ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 26-të.
Doruntina Shala u lind në Prizren në vitin 1996 dhe sot radhitet nga emrat më të njohur të skenës muzikore.
Tayna këtë përvjetor të lindjes e ka mirëpritur në Francë.
“Faleminderit të gjithë fansave të mi që më dhurojnë dashuri çdo ditë të jetës time”, nis postimi i krijueses së hitit “Teket”.
“E vlerësoj shumë. Ju jeni dhurata më e mirë për mua”, u shpreh më tej ajo.