Adoleshentja përdhunohet nga aktori dhe muzikanti i njohur, e tmerrshme se çka i bëjnë pastaj

Adoleshentja britanike pretendon se është dhunuar nga dy burra në Majorca dhe thotë se bëhet fjalë për një aktor dhe një muzikant të famshëm viatnamez.

17-vjeçarja tha se sulmi seksual ndodhi në një hotel fundjavën e kaluar pasi ajo takoi artistët në një restorant aty pranë dhe filloi të shoqërohej me ta.

Ajo që ka lajmëruar policinë është tezja e vajzës pasi është kontaktuar nga ajo. Gazeta Ultima Hora raportoi se adoleshentja u tha policëve se burrat, të moshës 37 dhe 42 vjeç, i kishin bërë dush pas përdhunimit për të eliminuar provat që mund t’i inkriminonin.

Gazeta i përshkroi përdhunuesit e dyshuar si “një aktor dhe muzikant me një karrierë të gjatë profesionale në vendin e Azisë juglindore”. Ata u arrestuan në hotelin e paidentifikuar në Andratx në orët e para të mëngjesit të së shtunës, dhe tani janë liruar me kusht, shkruan Daily Mail.

Por, atyre u është ndaluar të largohen nga Spanja në pritje të një hetimi penal në vazhdim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *