Në një komunikatë për media, PSD kanë thënë se tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin.
“Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Nëse Veriun e vendit e trajton vetem me hekur dhe kerbaç, ky është argument për formimin e Asociacionin. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator per Asociacionin”, thuhet në komunikatë.
Si matet suksesi i ndërhyrjes policore? Me elektrizim të situatës, me likes dhe me sharje në facebook, apo me përmbajtje më të mirë në marrëveshjet e arritura.
Me 21 nëntor rreth çështjes së targave tensioni tejkaloi kufijtë deri në eskalim. Polici, heronj, sovranitet – dokrra. Me 23 kemi nënshkruar marrëveshje edhe më të dobët sesa ajo e para 2 ditëve. Pas gjithë atij tensioni, në marrëveshjen që nënshkroi Bislimi, e pranuam shtyerjen pa afat të targave, por edhe Asociacionin.
E njëjta gjë ndodhi me zgjedhjet në Veri. Konjufca në Prishtinë fliste për shtyerjen e zgjedhjeve, ndërkohë në Veri me armë zjarri u plagos polici Ekrem Neziri. Nëse zgjedhjet u shtyen, kujt i shërbeu tensionimi. Kryeministrit sigurisht.
Tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut. Është mënyra e re e koncesioneve. Kur kompromisi bëhet nën tension nuk flitet më për lëshimet, por për rrezikun që i shpëtuam.
Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Nëse Veriun e vendit e trajton vetem me hekur dhe kerbaç, ky është argument për formimin e Asociacionin. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator per Asociacionin.